Sunday, April 25, 2010

Etje per Drite Hene

    

                                                      Kusht  i domosdoshem per egzistencen time eshte shpirti i idealistes qe ushqehet nga drita e henes, dhe nga njerezit qe jane...ndryshe. Me kishte munguar jashte mase nje njeri ndryshe, nje nga ikonat e individualitetit te femijerise sime, dhe u cmalla me te ne memedhe. Gati asgje s'kishte ndryshuar, pervec kitares se braktisur te tij qe sot kishte tre tela te keputur. Ulur tek shkallet e shtepise, duke ndjekur femijet e tij qe loznin syllambyllurazi nen driten e nates shqiptare, une shihja yjet, njeri tymoste cigaren e fundit te dites dhe ai, idealisti i dikurshem, clodhej kokulur. Mendoja qe asgje s'kishte ndryshuar, por ne te folur e siper mesova qe kisha menduar gabim, mesova qe ai keto vite i ishte fshehur drites se henes dhe sot nuk kishte me idealizem ne shpirtin e tij. 
"Vjen nje dite qe nuk do te kesh kohe per te ushqyer shpirtin ashtu si do ti"- me tha, dhe per momentin u mallengjeva duke menduar telat e keputur te kitares qe shprehnin deshirat e lodhura dhe shpresat e keputura te viteve te humbur e te djegur. Per te mos u dukur ngrita koken lart, ne qiell, duke pare yjet dhe henen.
 
Psheretiva.
 
Dhe e mora veten...sepse e dija qe me ka ngelur akoma goxha kohe deri sa shkendija e idealizmit te shuhet; ka akoma drite hene per mua. Dhe, kushedi, mbase drita e henes nuk do te reshte se me ndjekuri (shpresoj!).