Tuesday, December 14, 2010

i am glad i still see beauty in people

I them vetes qe nuk ka me bukuri ne jete tashme, u rrita. Turma zhgenjimesh vertetuan teoremen e jo-deshiruar: nuk duhet me naivitet e pafajsi.

Nuk eshte kohe e pershtatshme per perralla me mbret.
"Leri endrrat rehat, si hiri i te kaluares qe jane. Magji idealesh s'ka...
Dikur, e verteta ishte nje konstante e ngurte, e thjeshte, e pafalshme. Tani ajo eshte e perkohshme dhe nje iluzion.
Shprese? Perzemersi? Besnikeri? E ke mendokan te genjejne dhe njehere keta?
Mahnitjet foshnjore me bukurine e shpirtit te njerezve ishin thjeshte pasqyra qe reflektonin deshirat e tua per nje bote me te bukur."
***
Ne kafene, nje te qeshur zhurmuese e te parregullt degjoj. Si ish-idealiste e kthyer ne cinike, ngrej koken te shoh me vetullat e ngrysura, se leximi i problemeve te botes kaq paturpshem u nderpre. Me syte gri te turbulluar - ka shume kohe qe shiu i pafalshem dhe mjegulla kane zene strehi ne iriset blu - hetoj te pranishmit per te identifikuar te qeshuren e padashur.
Nje cast i vetem, nje person i huaj qe nuk ishte i vetedijshem se sa impakt kishte parregullsia e qeshjes se tij, riktheu blune ne syte e mi, qe me kishte munguar per kaq shume kohe. Me duart e cara nga ftohtesia e stines, po perpiqej te falenderonte dike ne menyren me njerezore qe kisha pare ndonjehere: me ndjenje, jo me fjale. Qeshte ne menyre imperfekte edhe pse nuk mund te degjonte asnje tingull, asnje muzike, asnje fjale, as qeshjet dhe psheretimat e vetvetes edhe pse ishin me te ciltrat qe kisha degjuar ndonjehere. Ai milisekond njerezimi i paster e deboi grine nga syte e mi. Mu kujtua qe jo cdo gje e bukur eshte nje iluzion, sepse ne ate moment isha deshmitare e dickaje vogelsisht te mahnitshme.

Po, e qeshura e nje te shurdheri me kujtoi te rinjihem me bukurine e shpirtit te njerezve.


No comments: